Talat Xhaferi, që është në krye të njërit prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore në Maqedoni, e quan të tejkaluar idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan.
Ndonëse ka thënë se nuk flet prej këtij pozicioni, por prej atij të një njeriu që është gjatë në politikë, në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se nuk duhet menduar për ide të tilla.
“Mendoj se nuk është një ide e mirë të mendohet në atë drejtim. Mendoj se çështja në fjalë është e tejkaluar tash një kohë të gjatë dhe të menduarit i gjithë neve duhet të jetë integrimi drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Xhaferi.“Ajo logjikë së paku për proceset integruese është e tejkaluar”, ka thënë ai.
Xhaferi ka treguar se fund të marsit do të takohen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë ./KTV/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës