Google ADS

Formohet komision për projektin e rrugës së Veternikut, Lekaj e Ahmeti në bisedime

08:55 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Ndonëse u parapa që të përfundojë në muajin dhjetorë të vitit të kaluar, rruga me katër korsi që e lidh qendrën e Prishtinës me Veternikun, ende nuk është finalizuar.

Ka pasur rrëshqitje dheu dhe shembje të murit, pasi po thuhet se projekti nuk ishte i duhuri, andaj ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se së bashku më kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do ta gjejnë një zgjidhje.

“Ka munguar një komunikim mes Ministrisë së Infrastrukturës, ish-ministrit Zharku dhe kryetarit të komunës pasi pretendimet dhe kërkesat e komunës kanë qenë krejt tjera ndërsa projekti ka filluar pa konsulta paraprake”, ka thënë ministri, shkruan lajmi.net.

Lekaj thotë së është formuar një komisioni i ekspertëve që pritet të thotë verdiktin e tij për atë pjesë të rrugës dhe me konsultimet që do të ketë me Ahmetin dhe do gjejnë zgjidhje të projektit.

“Ne kemi formuat një komision të ekspertëve, komisioni e ka thënë të vetën dhe tani presim që merren vendime përfundimtare dhe të sanohet një projekt si të duhet. Ne do të kemi konsulta të vazhdueshme me Komunën e Prishtinës, në këtë rast me kryetarin z.Shpend Ahmeti, do të bëjmë një zgjidhje që është e pranueshme edhe me kërkesat e qytetarëve të Prishtinës, por edhe me zhvillimin e projektit”, ka deklaruar mes tjerash Lekaj.

Se kur do të përfund i gjithë ky projekt në rrugën e Verernikun do të mund ta kuptoni në intervistën e lajmi.net me ministrin Lekaj. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme