Daçiq: Nëse Kosova do ushtri, le ta kërkojë në OKB

23:55 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, vazhdon të debatojë në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk parashikoi formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kur bëhet fjalë për Ushtrinë e Kosovës le të kërkojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në seancën e Këshillit të Sigurimit nuk do të ketë një vendim për këtë të ashtuquajturën Ushtrinë e Kosovës, pasi nuk është e paraparë në rezolutën 1244 apo në ndonjë dokument tjetër”, thotë Daçiqi.

Serbia nuk do ta pranon atë, thotë ministri serb, dhe serbët në parlamentin e Kosovës me siguri nuk do të votonin për të, shkruan B92.

Daçiq thotë se Serbia do të zgjidhë problemet, para së gjithash për veten e saj, për këtë ajo edhe po propozon zgjidhje përfundimtare për Kosovën, megjithatë, vë në dukje se në anën tjetër “ne kemi një situatë ku nuk po zbatohen marrëveshjet e Brukselit”, duke aluduar në formimin e AKS-së.

Ai më pas ka komentuar edhe mos shkuarjen e presidentit spanjoll, Mariano Rajoy, për shkak të pranisë së presidentit të Kosovës. Daçiqi thotë së një gjë e tillë është dëshmi se Kosova nuk e ka mbështetjen e shteteve pasi ka shpallur pavarësinë njëanshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme