Luis Enrique arrin marrëveshje me Chelsean?

23:37 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Antonio Conte mund të shkarkohet gjatë verës në rast se nuk arrin të pozicionet në katër pozitat e para të Ligës së Kampionëve.

Por, sipas El Confidencial, ish-menaxheri i Barcelonës Luis Enrique ka rënë dakord me Chelsean për të pasuar Antonio Conten.

Bordi i Chelseat raportohet të jetë i mërzitur me ankesat e vazhdueshme të Contes për mungesën e transferimeve.

Sezoni i dytë i Antonio Contes në Chelsea ka qenë shumë i dobët pasi Chelsea e gjen veten aktualisht në vendin e pestë, katër pikë prapa rivalëve të qytetit Tottenham Hotspur.

Pasi u eliminua tashmë nga Liga e Kampionëve, pasiguria ka kapluar klubin anglez për shkak të formës së tyre.

Pra, nëse Luis Enrique do të marrë përsipër, ai do të përballet me një situatë të ngjashme si Conte në sezonin e parë, pasi skuadra nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, Enrique është papunë tash e sa kohë pas shkarkimit prej ekipit të Barcelonës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme