Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se edhe muslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë.
Merkel pas takimit me kryeministrin e Suedisë, Stefan Löfven mbajti një konferencë për media ku u përgjigj në pyetjen e një gazetari lidhur me atë se çfarë mendon për deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ndërtimit dhe Atdheut të Gjermanisë, Horst Seehofer se “Islami nuk i përket Gjermanisë”.
Ajo tha se krishterizmi dhe judaizmi kanë lënë gjurmë në të kaluarën e Gjermanisë, por që në ditët e sotme edhe Islami është shndërruar në një pjesë të shtetit për shkak të 4 milionë muslimanëve që jetojnë në këtë vend.
Merkel vuri në dukje se duhet treguar përpjekje për një jetesë të përbashkët dhe paqësore në mes të feve.
“Shtetin tonë në masë të madhe e ka formësuar krishterimi. Edhe judaizmi ka lënë gjurmë. Por, në ditët tona tanimë në Gjermani jetojnë 4 milionë muslimanë. Pra, edhe muslimanët i përkasin Gjermanisë si dhe feja e tyre Islami. Ne kërkojmë një Islam në bazë të kushtetutës dhe që i përshtatet kushtetutës. Edhe në të kaluarën e kam thënë këtë qartazi. Duhet të tregojmë çdo lloj të përpjekjes për tolerancë fetare ndërsa Konferenca Islame është mjet i rëndësishëm në këtë fushë”, theksoi Merkel.
Ndërkaq lidhur me pyetjen për helmimin e ish agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani të Madhe, Merkel tha se të gjitha gjetjet e ngarkojnë Rusinë. Ajo tha se këtë çështje do ta diskutojnë në Këshillin Evropian.
Merkel tha se në takimin me Löfven kanë diskutuar për çështjet në interes për Evropën si dhe për marrëveshjen e arritur me Turqinë për çështjen e refugjatëve. Kancelarja gjermane shtoi se mbështesin iniciativat e Suedisë për ndërmjetësim lidhur me mosmarrëveshjet bërthamore me Korenë e Veriut.
Nga ana e tij kryeministri Löfven potencoi se ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho ndodhet në Suedi për të zhvilluar takime dhe se Suedia është e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës me Korenë e Veriut, pa arritur kjo krizë në nivele edhe më të larta.
Lidhur me helmimin e ish-agjentit rus dhe vajzës së tij, Löfven thotë se ndan mendimin e njëjtë me Merkel-in. Lidhur me muslimanët në shtetin e tij kryeministri suedez tha se çdo kush në shtetin e tij mund të zgjedhë secilën fe që do, por që janë kundër dhunës fetare dhe terrorizmit./Anadolu Agency
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...