Google ADS

Talat Xhaferi i ka dy fjalë për Nikolla Gruevskin

22:55 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për KTV-në ka shpjeguar mënyrën e menaxhimit të situatës.

Xhaferi e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ivanov për të mos e nënshkruar ligjin, por ka thënë se ai gjithsesi do të hyjë në fuqi shumë shpejt.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë ka thënë se është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, ndërkohë ka shtuar se nuk i frikësohet Gruevskit.

Sipas kreut të njërit prej institucioneve qendrore të Maqedonisë, me marrëveshjen e pritshme për emrin, ky shtet pritet që gjatë verës të hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme