Google ADS

Britania nis hetim për vrasjen e kritikut të Vladimir Putin

20:46 | 16 Mars 2018
Trina Galanxhi

Policia në Britani të Madhe ka nisur një hetim për vrasjen e një biznesmeni rus në Londër.

Nikolai Glushov, i arratisur nga vendi i tij, i cili ishte mik i ngushtë me oligarkun e ndjerë Boris Berezvosky, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Londër, më 12 mars transmeton portali arbresh.info

Policia ka deklaruar se 68 vjeçari vdiq nga “ndrydhja në qafë”.

Ende nuk ka asnjë provë që lidhje vdekjen e Glushovit me vrasjen në tentativë të një  ish-spiuni rus dhe vajzës së tij.

Glushkov ishte ish-zëvëndër drejtori i linjes ajrore ruse Aeroflot.

Ai u burgos në vitin 1999 mbi akuzat për pastrim parash dhe mashtrim. Atë kohë ai u dënua me 5 vite burg.

Pas dhënies së një dënimi të pezulluar për një tjetër mashtrim në vitin 2006, atij iu dha azil politik në Britani të Madhe dhe gjatë asaj kohe ai u kthye në një kritikët më të zëshëm të Vladimir Putin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme