Rusia pritet të dëbojë diplomatët britanikë si shenjë hakmarrjeje për vendimi e kryeministres Theresa May për të larguar 23 rusë, shkaku i sulmit me agjentë nervorë ndaj ish spiunit.
Pas përdorimit të parë të njohur të një arme të tillë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, May drejtoi gishtin nga Vladimir Putini dhe u dha 23 rusëve, për të cilët tha se ishin spiunë duke punuar si diplomatë një javë kohë për t’u larguar nga Londra, transmeton portali arbresh.info.
Rusia ka mohuar çdo përfshirje, duke e quajtur Britaninë një fuqi post-koloniale të trazuar nga Brexit dhe madje sugjeroi që Londra sajoi sulmin në një përpjekje për të nxitur histerinë anti-ruse.
I pyetur nga një gazetar i Reuters në kryeqytetin Kazakistan, Astana, nëse Rusia planifikonte të dëbonte diplomatë britanikë nga Moska, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov buzëqeshi dhe tha: “Ne do t’i dëbojmë, natyrisht.”
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Rusia mund të shpallë reagimin e saj në çdo minutë./Arbresh.info/
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...