Mjetet teknike në sallën e Gjykatës Penale në Shkup, ishin përgatitur, por bombat për rrënimin e kompleksit-Kosmos, të Fiat Canoski, nuk u dëgjuan.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe avokatët e tyre pothuajse një orë u munduan ta bindin gjykatësin, Ognen Stavrev, se nuk janë të gatshëm t‘i dëgjojnë 26 skedarët apo fajllat, të cilët janë propozuar nga PPS-ja. Pas kësaj gjykatësi u tha se gjykata vendos se kur dëshmitë do të prezantohen, por megjithatë caktoi termin në muajin e ardhshëm për t‘i dëgjuar. Gruevski më parë, para gjykatës tha se qëllimi i kësaj akuze por edhe të akuzave tjera të PSP-së, është dëmtimi i imazhit të tij. Para mediave ai pohoi se gjykata çdo ditë nën presion mban seanca edhe pas kalimit të kohës së punës.
“Edhe pse gjykatësi paralajmëroi se pas fjalëve hyrëse do të shqyrtohen disa prova materiale, përkatësisht dokumente, sot tha se do të dëgjohen audio-incizimet e krijuara, pjesën më të madhe e të cilave opinioni i ka dëgjuar, tjerat janë teknike dhe jointeresante për opinionin. Por e rëndësishme është të tërhiqet vëmendje, të flitet dhe të shkruhet për këtë”, tha Nikolla Gruevski, i akuzuar në TNT.
Gruevski, Janakieski, Trajkovski dhe katër nëpunësit e tjerë të Komunës së Gazi Babës, të akuzuar në rastin e njohur si TNT mohuan fajin. Ata pohojnë se ndërtesa e Canoskit ka qenë e ndërtuar pa leje ndërtimi dhe se ka ndërtuar pjesë shtesë që nuk kanë qenë në planin bazë të miratuar nga komuna. Prokuroria Speciale tha se rrënimi i kompleksi Kosmos është bërë në mënyrë joligjore dhe se këtë gjë do ta dëshmojë nëpërmjet ekspertizës dhe bisedave telefonike mes Gruevskit dhe Janakievskit.
“Të akuzuarit në mënyrë joligjore e kanë rrënuar kompleksin Kosmos, pronar i të cilit ka qenë oponent i tyre politik, Fiat Canoski, vetëm për shkak se kryetari i PAE-së e ka ndërprerë koalicionin me OBRM-PDUKM-në. Ata i kanë keqpërdorur institucionet e pushtetit qendror dhe lokal”, PSP.
Canoski pohon se objekti ka qenë i ndërtuar në mënyrë ligjore.
“Ishin ndërtuar tre garazhe, kemi edhe video-incizime, kemi edhe projekt dhe objekti nuk ësht as një milimetër më shumë se sa në librin ndërtimorë. Edhe kur e rrënuan, shihet se ka pasur tre garazhe nëntokësore, e jo dy siç pohojnë ata”, tha Canovski.
Në një prej seancave të mëparshme, Canoski paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim prej 55 milionë eurove, aq sa e ka vlerësuar humbjen e tij nga rrënimi i kompleksit afarist./TV21
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...