Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se miratimi i ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, është sukses për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata në Maqedoni.
Hoti, duke folur në Info Magazine, që edicionin e sotëm e realizoi nga Shkupi, pohoi se ky ligj për gjuhën do prodhojë rezultate pozitive edhe për tërë rajonin.
“S’ka dilema që si vendim është i një rëndësie të jashtëzakonshme, ndonëse është neglizhuar për kohë të gjatë. Duhet t’i gëzohemi, por të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Hoti.
“Janë tri benefite nga vendimi i djeshëm; i pari është komponenta e brendshme që bashkëkombësit të ndjehen të barabartë me bashkëqytetarët e tjerë maqedonas”.
“E dyta; stabilitet rajonal, sepse kjo e drejt është sukses edhe për Kosovën edhe Shqipërinë, prandaj ky vendim nuk duhet të mbetet si akt formal”.
“E treta; me këtë vendim Maqedonia jep shembull shumë të mirë të rrugës së përbashkët që kanë vendet e Ballkanit drejt Bashkimit Europian”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...