Grupi i ri parlamentar i formuar nga deputetët e dikurshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes nuk i janë bashkuar zhurmës së krijuar duke i mëshuar tavolinave nga këta të fundit, shkruan arbresh.info
Ishte momenti kur ish ministrja e drejtësisë, tani e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha iu tha atyre instrumente të Rusisë që ndezi debatin i cili gati çoi në përleshje fizike.
“Zotëri Kurti, me qasjen tuaj dhe me politiken tuaj ose jeni tejet djallëzor ndaj partisë sime ose jeni të instrumentalizuar nga qarqet ruse që duan me çdo kusht destabizilimin e vendit”, citohet të ketë thënë ministrja.
Nga pamjet e marra nga Kuvendi shihet që deputetët tanimë të ndarë nuk e kanë më koordinimin që kishin në kohën kur kundërshtonin Demarkacionin e Asociacionin me gaz lotsjellës.
Për më shumë ndiqni pamjet./Arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...