Gjendet drogë në Vlorë, Paloka: Tjetër “sukses” i policisë së Edi Ramës

17:45 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Në lidhje me drogën e zbuluar sot në zonën e Milofit në Vlorë reagoi edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Paloka bën ironi duke shkruar se ky ishte “aksioni” i radhës që policia shqiptare realizoi pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Tjeter “sukses” i policise se Rames kunder trafikut te droges. Policia e Rames , pa ndihmen e asnje partneri nderkombetar “kapi” nje ton droge prane Mifolit ne Vlore.

Drogen e nxorri lumi ne shesh dhe fshataret e denoncuan po vetem agjentet e Rusise mund te mohojne se ky eshte nje “sukses” i vete Rames ne luften kunder droges.

Pronaret e droges po kerkohen se mos i nxjerr dhe ata lumi ne ndonje vend”, shkruan Paloka./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme