Google ADS

Ambasada Amerikane: Kuvendi i Maqedonisë të vazhdojë me procesin e reformave

18:02 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasada Amerikane në Shkup kërkon nga Kuvendi i Maqedonisë që të vazhdojë me punë dhe të përqendrohet në reformat e nevojshme të cilat mbështeten nga të gjithë partitë politike, e që janë të rëndësishme për Maqedoninë.

Ambasada rikonfirmon qëndrimin e ndihmës-sekretarit shtetërorë, Wess Mitchell, i cili tha se Maqedonia ka bërë hapa të mëdhenj në procesin e ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme, dhe se duhet të përqendrohet në reforma.

Sipas tyre, reformat duhet të ndodhin pasi që vendi mund të përparoj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, diçka që qytetarët e vendit e dëshirojnë.

Kjo deklaratë vjen pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që në Kuvend kaloi me shumë përplasje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme