Në mesin e 7 zyrtarëve vendorë të Lezhës të arrestuar ditën e sotme nga policia është edhe xhaxhai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Gjok Ndoka, kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës dhe përfaqësues i Partisë Socialiste, akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim.
Gjoka u arrestua së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, nënkryetarin, Drejtoreshën e Hipotekës dhe 4 zyrtarë të tjerë lokalë u arrestuan nga policia lokale mesditën e sotme (16 mars) pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.
Në pranga ranë 8 persona ndërsa është prerë urdhërarresti për 23 persona gjithsej.
Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lezhës me tokat në bregdet.
Sipas burimeve të Prokurorisë për Ora Neës Frrokaj dhe 22 zyrtarët e tjerë po hetohen për shpërdorim detyre në një skemë manipulimi të pronësisë së tokave në bregdet, e ngjashme me atë që u zbulua pak kohë më parë në Spille.
Mësohet po ashtu se prokuroria ka marrë referimi në policinë e shtetit në lidhje me bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH.
Vetëm pak javë më parë në Lezhë, ministri Fatmir Xhafaj paralajmëroi vazhdimin e aksionit Forca e Ligji me qëllimin goditjen e abuzimeve me tokat në bregdet në këtë qark, ku theksoi se ka pasur shkelje të ligjit./Oranews
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’