Tahiri: Jemi në fazën e përfundimit për zbardhjen e rastit Dehari (VIDEO)

16:55 | 16 Mars 2018
M. A.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka folur për rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Dehari, i cili ka thënë se në kompetencat e tij do të bëjë të pamundurën për t’i dhënë sa më parë fund dhe të dalë e vërteta.

“Kjo është temë që në politikën tonë të përditshme nuk ka shumë vend. Në rrafshin personal jo vetëm Astrit Dehari, por çdo njeri që humb jetën na prek neve. Të gjithë kemi status të barabartë”, tha Tahiri.

“Sot po flas si ministër i Drejtësisë për këtë rast. Nuk më ka kërkuar askush në mbledhjen e dytë të qeverisë asgjë për këtë rast por vetë kam iniciuar. Me 27 shtator të 2017 i kam dërguar letër kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, për të dhënë ndihmë institucionale dhe financiare për këtë rast”, ka thëne tutje ai.

Tahiri tha se garancitë e tij si të Ministrisë së Drejtësisë janë të pakompromis dhe se do që sa më parë të zgjidhet rasti Dehari

“Ky rast do të zbardhet dhe do të triumfojë e vërteta. Jemi në fazën e përfundimit të materialit me 2000 fleta. Do t’ju njoftoj dhe në kuadër të kompetencave të mia do t’ju njoftoj për të rejat. Deri sa të kemi diçka finale nuk do të ndalem. Por ju siguroj se nuk do të ndalem”, përfundoi ai.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1724814930916925/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme