Qytetarët e Tiranës thonë se faturat mujore të ujit u janë rritur, jo vetëm nga rritja e çmimit të ujit, por edhe të taksave dhe tarifave të tjera që u vijnë në shtëpi me këtë faturë.
“Ishte rritur mi, si nuk ishte rritur. Kam pas paguar 20 mijë lekë pagova 25 mijë, pesë mijë lekë më shumë. 100 mijë lekë pension, 75 vetëm drita e ujë”, thotë një i moshuar.
Që pas vitit 2015 për ta pasur të sigurt mbledhjen e taksave në faturën e ujit të pijshëm vendosen edhe detyrime që duhet të shlyejnë qytetarët ndaj bashkisë së Tiranës. Disa prej këtyre taksave në vitin 2015 nuk kanë ekzistuar ndërkohë që një tjetër taksë pritet të shtohet në fund të muajit që vjen.
“Ky vetëm duke i rrit ka ardhur. Më thuaj ti ça nuk ka rritur”, shprehet një banor i Tiranës.
“Po një taksë e për infrastrukturën arsimore, thonë e përkohshme, po nuk thotë njeri sa është. Po tani do të shtohet edhe kjo e banimit”, thotë një tjetër.
Aktualisht në faturën e ujit banorët e Tiranës paguajnë 4 taksa, të cilat shkojnë 60 euro në vit për çdo familje. Por nga 1 prilli faturës së ujit ose asaj të energjisë do t’i shtohet edhe një taksë e pestë. Ajo është taksa e pronës, e cila do të jetë 0.05 për qind e vlerës së shtëpisë. Për një banesë e cila ka një vlerë 100 mijë euro, taksa e pronës do të jetë 50 euro në vit. Kjo do të thotë se nga një prilli barra e taksave që paguajnë banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, në faturën e ujit do të rëndohet me gati dy herë nga niveli aktual./TCH
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...