Google ADS

Kërcënohen me procedura etike prokurorët shqiptarë që dolën kundër rikualifikimit të rastit të Almirit

15:59 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Prokurori Publik, Lubomir Joveski paralajmëroi masa disiplinore ndaj prokurorëve shqiptarë të cilët e quajtën si të paligjshme veprën e rikualifikuar të vrasjes së Almirit.

Në një kumtesë publike dërguar mediave, Joveski ka kundërshtuar të gjithë pohimet e prokurorëve dhe ju tha se vendimi është marrë bazuar në ligj dhe prova. Joveski tha se nuk do të lejojë që prokurorët ta prishin imazhin e Prokurorisë Themelore që me mish e shpirtë po mundohet ta rregullojë. Joveski e ka vlerësuar veprimin e prokurorëve si joprofesional dhe cënim për funksionin e prokurorit me çka është shkelur edhe Kodi Etik i prokurorëve.

“Veprimi i tyre vë në pikëpyetje pavarësinë, paanshmërinë, lojalitetin dhe dinjitetin e prokurorit publik, pasi që veprimi i tyre është nxitur nga arsye të tjera që nuk lidhen me funksionin e prokurorit. Prandaj, veprimin e tyre do ta diskutojmë në kolegium të Prokurorisë dhe do të kërkojmë që të bëhet vlerësim i sjelljes së tyre në Këshillin Etik të prokurorëve”, ka thënë Joveski në letër.

Joveski kujtoi se prokurorët nuk duhet të bien pre e vlerësimeve subjektive ose presionit të opinionit dhe politikës dhe se ligji vlen për të gjithë në mënyrë të njëjtë, pavarësisht përkatësisë etnike ose fetare. Prokurori Publik tha se rikualifkimi është i ligjshëm dhe duhet të mbetet i tillë./Shenja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme