Lionel Messi i zhgënjyer me shortin në Ligë të Kampionëve

15:52 | 16 Mars 2018
Arbresh Info

Shorti për ndeshjet çerekfinale në Ligë të Kampionëve është hedhur sot (e premte) në Nyon të Zvicrës ku Barcelona dhe Lionel Messi kanë mësuar që duhet të përgatiten për përballjen kundër Romas.

Duke marrë parasysh formën e tyre në La Liga dhe sezonin në Evropë, gjiganti katalunas do të nis ndeshjen si favorit pasi magjistari i tyre argjentinas i siguroi vazhdimin në këtë raund duke shkatërruar Chelsean me një rezultat të përgjithshëm 4 me 1, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, siç raportoi ‘Diario Gol’, 30-vjeçari shpresonte që në çerekfinale të përballej kundër Manchester Cityt dhe ish trajnerit të tij – Pep Guardiolas.

U raportua që përveç se do të testonte vetën kundër strategut spanjoll dhe bashkëkombësit të tij – Serigo Agueros, ai besoi që mungesa e eksperiencë së Manchester Cityut në këtë fazë në Evropë do t’i bënte ata të prekshëm.

Ky është një vlerësim i drejtë nëse ai është i saktë për shkak se ata sapo kanë arritur të zhvillohen për të qenë një kampion në Premierë Ligë, por duhet kohë shtesë për tu përballur me një nivel tjetër dhe presion që vjen në Evropë kundër top klubeve në fazat e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, asnjëra nga këto nuk ka rëndësi tani për shkak se Messi dhe Barcelona duhet të fokusohen për të gjetur një rrugë për të kaluar Roman që eliminoi Shakhtar Doentskin në raundin e fundit dhe që padyshim ka kualitet në skuadrën e tyre gjithashtu.

Ndërkohë, Manchester City dhe Guardiola duhet të përgatiten për ndeshjen kundër Liverpoolit që është skuadra e vetme këtë edicion në Premierë Ligë që ka arritur të mposhtë “Qytetarët” duke siguruar fitore me rezultat 4 me 3 në Anfield gjatë muajit janar.

Prandaj, sugjerohet që Messi është i zhgënjyer që nuk do të përballet me Cityn dhe vazhdon të mbetet ende e pa qartë nëse dy klubet do të vazhdojnë tutje për të pasur mundësi për tu përballur më vonë gjatë këtij kompeticioni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme