Google ADS

Kryeministri Haradinaj e pranon që në sistemin korrektues ka probleme

15:42 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se kjo qeveri dhe partnerët e tij janë të gatshëm të përfundojnë një obligim dhe të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti, shkruan arbresh.info.

Mirëpo, ka pranuar që në sistemin korrektues në vend ekzistojnë disa probelem dhe defekte.

“Unë për fat ashtu dikur herët kam qenë koleg me prindërit e Astritit, e kam dit kush janë kjo familje njerëz që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe asnjë variant nuk kisha pas dëshirë me i hy në hak kësaj familje ose familjes së Astritit. Kam pas bisedë me kabinetin qeveritar dhe kanë qenë të hapur për një hetim të pavarur. Kemi shkuar deri në atë shkallë saqë me pranu edhe Institutin e Forenzikës që e ka kërkua familja”, ka thënë Haradinaj.

“Problemi tjetër që  e kemi dhe unë  e pranoj publikisht në sistemin korrektues kemi disa defekte, janë disa probleme që janë shfaq por shpresoj që gradualisht do të mund ta bimë punën që ky i fundit do të mund ti ndihmojmë qytetarët. Aktualisht në sistem korrektues ka disa vështirësi”, ka deklaruar ai në seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë se kjo ishte një ngjarje e dhimbshme shumë për të gjithë.

“Është një tragjedi që ka plot implikime dhe plot dimensione dhe  nxit një diskutim. Kujdesin më të madh do ta bëjmë të gjithë . Kjo ndarje e tillë është ndoshta pa shkaktar dhe pa fajtorë . Kjo është një ndjenjë që meriton respekt në çdo parametër të saj”, ka thënë ai.

Kryeministri ka deklaruar se kjo ngjarje duhet të zbardhet por mos të hyhet në sistemin gjyqësor.

Sipas tij, është me rëndësi shumë që ti ndajmë ose ti respektojmë pushtetet e ndërsjella por thotë se edhe ai i ka kufizimet e në raport me gjyqësorin, janë disa kufij që nuk guxoj me i kalu por mendimet dhe pikëpamjet e mia mundem me i shpreh pa dashur të ndërhyj në gjyqësor.

“Mos ta kryejmë ne në parlament punën e gjyqësorit. E di që ky është institucioni më i lartë por ti ruajmë ato aspekte dhe të mos ndërhyjmë në punën e gjyqësorit por ju kisha lut ta kemi këtë fuqi po bisedojmë këtu politikisht ndërsa t’ia lëmë gjyqësorit këtë çështje. Na keni mbrapa për çdo gjë që të zbardhet ky rast, e keni përkrahjen e kësaj qeverie, të ministrave. Dhënien e përgjegjësisë për atëherë e shoh jo si mundësi timen për ta dhënë . Edhe unë kam kritik se si është menaxhu në deklarime publike, njëri dil atje, njëri dil këtu”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme