Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në seancën ku po mbahet interpelanca për Astrit Deharin ka thënë se kjo interpelancë është në vazhdën e atyre që po vazhdojnë ta kthejnë Kuvendin në një autoritet gjyqësor.
“Kjo po bëhet në kohën kur procesi gjyqësor ende nuk ka marr përfundim në Gjykatat e Kosovës. Vetëm disa javë më parë kishim rastin e temës me zoll e tash e njëjta. Shtrohet pyetja cili është çëllimi i kësaj interpelance. A po kërkohet nga Qeveria, Kuvendi, që të marr rolin e Gjykatës apo që ky rast të ndikohet më shumë politikisht”, ka thënë ai.
Ai ka pyetur se pse ka nevojë që një rast tragjik si ky të politizohet.
“Do të dëshiroja që ky të mos ishte qëllimi i interpelancës por, nisur nga debati i kaluar për temën e ndërlidhur me këtë rast nuk pres diçka tjetër. Përndryshe nëse dëshironi që Kuvendin ta ktheni në autoritet gjyqësor që të komentoj rastet e gjyqësisë atëherë të gjithë ne mund të sjellim raste, por kush mund të thotë pastaj që kjo nuk është ndërhyrje politike në gjyqësor. Nëse skena politike voton mocione e gjëra të tjera sa i përkasin këtyre rasteve atëheër lirishtë mund të themi që po ndërhyjmë në gjyqësi”, ka thënë ai./Arbresh.info
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...