Sipas sondazhit të OKB-së, Kosova e Shqipëria ndër më të korruptuarat në botë

14:42 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Kosova e Shqipëria janë në grupin e vendeve më të korruptuara të botës.

Ndërsa Kosova në listën e 149 vendeve të botës, të përfshira në sondazh, renditet në vendin e nëntë, Shqipëria renditet e nëntëmbëdhjeta.

Sipas gazetës “Monitor” të Tiranës, e cila ka përpunuar të dhënat e sondazhit Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë, Shqipëria është një nga vendet ku perceptimi i korrupsionit nga qytetarët e saj është ndër më të lartët në botë, sipas nën-indeksit të korrupsionit, të matur si pjesë e Indeksit të Lumturisë të publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Një nga treguesit që shërbente për të matur indeksin e lumturisë ishte niveli i perceptuar i korrupsionit. Kompania ndërkombëtare e Sondazheve Gallup, anketoi rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës. Në treguesin e korrupsionit, perceptimi u mat përmes dy pyetjeve: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Sa më i ulët indeksi, aq më i lartë është perceptimi për korrupsionin.

“Monitor” ka përpunuar të dhënat e hedhura online nga raporti botëror i lumturisë, i publikuar dy ditë më parë, ku rezulton se Shqipëria për perceptimin e korrupsionit merr një pikëzim prej 0.032, duke u renditur në vendin e 19 ndër shtetet, qytetarët e të cilëve mendojnë se janë të “zhytura” në korrupsion.

Shtetet me perceptimin më të lartë të korrupsionit në botë janë Lihuania, Bulgaria, Ukraina. Nga vendet e rajonit, Kosova është më keq se ne, ndërsa edhe në shtetin fqinj, Italinë, perceptimi i qytetarëve për korrupsionin është shumë i lartë.

Vendet që qytetarët përkatës mendojnë se ka një nivel të ulët korrupsioni janë Singapori, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia, Zvicra. Këto janë dhe shtetet që rezultuan dhe të parat në renditjen e indeksit të lumturisë.

Ndërsa Shqipëria, në raportin e vitit 2018, rezultoi më e palumtura në Europë dhe ndër 10 vendet në botë, që kishin shënuar përkeqësimin më të madh në tre vitet e fundit. http://www.monitor.al/raporti-lumturise-tregon-zhgenjimin-shqiperia-e-palumtura-ne-europe-nder-vendet-perkeqesimin-te-madh-ne-bote/

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.

Krahas korrupsionit, Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja: “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”.

Vendi ynë paraqitet më mirë në treguesit e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme në lindje (të matur nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë) dhe të lirisë për të bërë zgjedhje në jetë, me pyetjen “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, të matur sipas fuqisë blerëse, ku raporti ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria është në vendin e 83 në botë, duke lënë pas në Europë vetëm Bosnjën (84) dhe Kosovën (91). Por, megjithëse më e varfër dhe me perceptim të lartë korrupsioni, në indeksin e lumturisë Kosova ishte e para në rajon, në vend të 66 (Shqipëria ishte në vend të 112, Bosnja është në vend të 93, Maqedonia në vend të 89, Mali i Zi në vend të 81, Serbia në vend të 78)./Monitor

Perceptimi i korrupsionit (sa më i ulët pikëzimi, aq më i lartë niveli)

1 Lithuania 0.006

2 Bulgaria 0.009

3 Ukraine 0.011

4 Slovakia 0.014

5 Portugal 0.017

6 Indonesia 0.018

7 Trinidad & Tobago 0.019

8 Hungary 0.022

9 Kosovo 0.023

10 Russia 0.025

11 Armenia 0.028

12 Italy 0.028

13 Ghana 0.029

14 Thailand 0.029

15 Liberia 0.030

16 Jamaica 0.031

17 Mongolia 0.032

18 Nigeria 0.032

19 Albania 0.032

20 Lebanon 0.034

21 Czech Republic 0.034

22 Peru 0.034

23 Kyrgyzstan 0.035

24 Cyprus 0.035

25 Afghanistan 0.036

26 Turkmenistan 0.037

27 Central African Republic 0.038

28 Croatia 0.039

29 Colombia 0.039

30 Serbia 0.043

31 Cameroon 0.043

32 Greece 0.044

33 Madagascar 0.049

34 Mauritius 0.050

35 Sri Lanka 0.050

36 Slovenia 0.051

37 South Korea 0.051

38 Gabon 0.052

39 Venezuela 0.052

40 Congo (Kinshasa) 0.052

41 Macedonia 0.052

42 Sierra Leone 0.053

43 Argentina 0.054

44 Bolivia 0.054

45 Kenya 0.055

46 South Africa 0.056

47 Mali 0.056

48 Malaysia 0.059

49 Chad 0.060

50 Uganda 0.061

51 Chile 0.061

52 Angola 0.061

53 Tunisia 0.063

54 Panama 0.063

55 Poland 0.064

56 Yemen 0.064

57 Namibia 0.064

58 Cambodia 0.065

59 Latvia 0.066

60 Benin 0.067

61 Guatemala 0.071

62 Honduras 0.074

63 Spain 0.074

64 Paraguay 0.074

65 Morocco 0.074

66 Burundi 0.076

67 Palestinian Territories 0.076

68 Congo (Brazzaville) 0.077

69 Taiwan Province of China 0.078

70 Nepal 0.078

71 Vietnam 0.079

72 Malawi 0.080

73 Montenegro 0.081

74 Israel 0.082

75 Sudan 0.082

76 Zambia 0.082

77 Senegal 0.082

78 El Salvador 0.082

79 Brazil 0.088

80 Belize 0.089

81 Botswana 0.092

82 India 0.093

83 Mauritania 0.093

84 Guinea 0.094

85 Iraq 0.095

86 Mexico 0.095

87 Tanzania 0.097

88 Niger 0.099

89 Zimbabwe 0.099

90 Costa Rica 0.101

91 Togo 0.101

92 Ivory Coast 0.103

93 China 0.103

94 Haiti 0.104

95 Philippines 0.105

96 South Sudan 0.106

97 Dominican Republic 0.106

98 Kuwait 0.106

99 Egypt 0.107

100 Turkey 0.109

101 Lesotho 0.112

102 Pakistan 0.113

103 Ecuador 0.120

104 Kazakhstan 0.121

105 Bahrain 0.123

106 Saudi Arabia 0.127

107 Burkina Faso 0.128

108 Nicaragua 0.128

109 Iran 0.129

110 United States 0.133

111 Jordan 0.134

112 Algeria 0.135

113 Tajikistan 0.136

114 Iceland 0.138

115 Malta 0.142

116 Bangladesh 0.144

117 Syria 0.144

118 Ethiopia 0.146

119 Libya 0.148

120 Japan 0.150

121 Northern Cyprus 0.154

122 Belarus 0.154

123 Uruguay 0.155

124 Mozambique 0.158

125 Qatar 0.171

126 Bhutan 0.171

127 Laos 0.174

128 Estonia 0.174

129 France 0.176

130 Myanmar 0.178

131 United Arab Emirates 0.186

132 Georgia 0.215

133 Austria 0.224

134 Belgium 0.240

135 United Kingdom 0.272

136 Germany 0.280

137 Canada 0.291

138 Hong Kong SAR, China 0.291

139 Netherlands 0.295

140 Australia 0.302

141 Ireland 0.306

142 Luxembourg 0.321

143 Norway 0.340

144 Switzerland 0.357

145 Sweden 0.383

146 New Zealand 0.389

147 Finland 0.393

148 Denmark 0.408

149 Singapore 0.457

(Burimi: Sondazhi i Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë; të dhënat e përpunuara nga Monitor)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme