Drejtori sportiv i AC Milan, Massimiliano Mirabelli i ka bërë thirrje UEFA-së për të shfrytëzuar sistemin VAR në kompeticionet e tyre kontinentale pas penaltisë shumë të diskutuar të Danny Welbeck në përballjen e “Rossonerëve” kundër Arsenlit në Evropa Ligë.
“Kjo ndeshje të lë një shije të keqe. Ne nuk ishim më të dobët se Arsenali”, u ka thënë Mirabelli gazetarëve, transmeton portali arbresh.info. “Ndeshja e parë ndikoi në të dytë, por ne jemi të kënaqur me djelmoshat tanë sepse ata luftuan mirë dhe ne mund të kishim kthyer gjërat në favor”
“Ne jemi Milani dhe sigurisht kemi shfaqur që mund të përmbahemi. Sigurisht, kjo mund të përfundonte ndryshe. Në rast se do të ishte VAR-i si në Itali, kjo ndeshje do të kishte përfunduar me një rezultat ndryshe”
“Ne nuk duam të portretizojmë vetëm si viktimë, por pa disa gabime në gjykim, këtu mund të kishte një rezultat tjetër”
“UEFA duhet të reagojë dhe të shikojë në Itali. VAR-i është një gjë e mirë. Ne luajtëm mirë këtu, por ishin disa incidente të pafavorshme”
Arsenali siguroi fitore me rezultat 5 me 1 pas fitores 3 me 1 në Emirates mbrëmjen e kaluar kundër Milanit./arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...