Ylli i Real Madridit, Casemiro ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij te skuadra kombëtare, Neymar, që t’i bashkohet atij në Bernabeu.
Neymar ka qenë i lidhur për transferim te kampioni evropian vetëm një vit pas kalimit të tij për 222 milionë nga Barcelona në Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi besohet se do të lansoj atë që do të quhet “Operacioni Neymar” këtë verë në përpjekje për të siguruar shërbimet e futbollistit më të shtrenjtë në Spanjë.
Besohet që 26-vjeçari nuk është i lumtur me jetën në kryeqytetin francez vetëm 12 muaj pas largimit nga Barcelona dhe ylli i Real Madridit, Casemiro, i cili e njeh mirë sulmuesin nga koha e tyre së bashku te skuadra e Brazilit, beson që klubi duhet të finalizojë një marrëveshje.
“Neymar ka qenë gjithmonë spektakolar, që nga mosha 11 vjeçare. Ai bënë gjëra të çmendura”, ka thënë ai për ‘El Partidazo’. “Me kualitetin që ai posedon, unë do të nënshkruaja me të sigurisht. Shpresa që ai të transferohet te ne këtë sezon”
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, njëri nga tre më të mirët në botë. Ai do të kalonte mirë me Cristiano, do të kalonte shumë mirë”
“Nuk mendoj se ekziston ndonjë shans që ai të vije në Real, por ju duhet të pyesni Florentino Perezin”
Neymar aktualisht është duke qëndruar jashtë fushe derisa vazhdon rikuperimin nga këmba e thyer muajin e kaluar./arbresh.info/
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Murati: Depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51...