Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Republikës së Turqisë, Binali Yildirim, i cili gjithashtu merr pjesë në Forumin Global të Baku-së.
Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore e vëllazërore, si dhe të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë shqiptarëve ndër vite.
Në mënyrë të veçantë Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga agjencia shtetërore turke për bashkëpunim dhe koordinim, TIKA, e cila është e pranishme dhe e ka shtrirë aktivitetin e saj mbështetës në të gjithë vendin.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se, mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimeve të drejtpërdrejta turke, që po rriten në mënyrë që qendrueshme, janë të mëdha.
Duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta theksoi se, si dy vende aleate në NATO dhe partnere prej vitesh, Shqipëria dhe Turqia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, organizatave terroriste dhe kërcënimeve të tjera të përbashkëta.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...