Qeveria miraton propozimin për shpronësimin e pronës në Rahovec për shndërrimin e shtëpisë në muze “Ukshin Hoti”

09:34 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u miratua shqyrtimi i propozim vendimit për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronës nr. 871-1, zona kadastrale Krushë e Madhe,  komuna Rahovec, me qëllim të shndërrimit të saj në shtëpi muze “Ukshin Hoti” për ruajtjen e vlerave historike të trashëgimisë kulturore të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Besim Demi ka thënë se kërkojmë nga Qeveria ta miratojnë këtë propozim vendim pasi që janë plotësuar kushtet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme