Real Madridi ka qenë vazhdimisht i lidhur me transferimin e Neymar dhe mbrojtësi Dani Carvajal ka pranuar se do të nënshkruante me brazilianin.
Mbrojtësi i ‘Los Blancos’, Dani Carvajal do të nënshkruante me superyllin Neymara para Antoine Griezmann në rast se ai do të kishte shansin për të zgjedhur, transmeton portali arbresh.info. Neymar ka qenë i lidhur me një transferim tronditës me gjigantin në La Liga pavarësisht se i është bashkuar së fundmi Paris Saint Germain nga Barcelona për një tarifë botërore.
I pyetur kë do të zgjidhte ndërmjet Neymar dhe yllit të Atletico Madridit – Antoine Griezmann, Carvajal ka thënë se eksperienca e tij kundër brazilianit e ka bërë të shkoj nga kjo anë.
“Vështirë… sepse kam vuajtur, unë do të nënshkruaja me Neymarin”, ka thënë ai për ‘El Transistor’.
Real Madridi eliminoi PSG-në e Neymarit nga Liga e Kampionëve në ndeshjen e zhvilluara në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5 me 2./arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...