Miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili mundëson përdorimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet e Maqedonisë, vlerësohet pozitivisht nga analistët politikë.
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka thënë se nuk do ta dekretojë ligjin pasi e vlerëson kundërshtetëror, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili parashikon avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni, është vlerësuar edhe nga analistët politikë.
Kjo pasi me këtë ligj mundësohet përdorimi i gjuhës shqipe në nivelin qendror dhe në atë lokal në Maqedoni.
Megjithatë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë ligjin pasi e ka vlerësuar si kundërshtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike.
Megjithatë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, si dhe anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të këtij shteti thonë se Ivanov nuk do të mundë ta bllokojë ligjin pasi të drejtën e vetos e kishte përdorur herën e parë kur është votuar ligji dhe se pas votimit të dytë nga Kuvendi nuk mund të përdoret veto sërish.
Bexheti: Miratimi i ligjit, avancim i jashtëzakonshëm
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Nuri Bexheti, për “Zërin” ka thënë se e sheh si arritje të rëndësishme miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve…
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...