Kryeministri spanjoll shmangë samitin e vendeve të Ballkanit, shkak Thaçi

01:35 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

E përditshmja spanjolle ‘El Pais’ ka shkruar sot se kryeministri spanjoll Mariano Rajoy planifikon të mos marrë pjesë në samitin e BE-së për liderët e Ballkanit.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton portali arbresh.info.

Rajoy citohet të ketë thënë se do të shmangë fotografinë me Presidentin e Kosovës, të cilin Spanja nuk e njeh si një shtet të pavarur.

“Politika e brendshme kalon në agjendën evropiane të Mariano Rajoy. Presidenti i Qeverisë po mendon të mungojë nga takimi që BE do të mbajë me vendet e Ballkanit për të shmangur fotografinë me Presidentin e Kosovës, të cilin Spanja nuk e njeh si një shtet”, nis artikullin El Pais.

Kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, do të insistojë këtë të premte për Rajoy mbi rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me vendet e Ballkanit duke marrë pjesë në samitin e caktuar për 17 maj. Tensionet me lëvizjen katalunase të pavarësisë, e cila në më shumë se një rast është përdorur nga doktrina e Kosovës për të justifikuar shkeljen e saj me ligjshmërinë spanjolle, dekurajon shefin ekzekutiv nga pjesëmarrja në atë takim. Spanja këmbëngul që nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Sipas prestigjiozes spanjolle ka të ngjarë që ekzekutivi spanjoll të ketë frikë se kjo foto me liderin kosovar, Hashim Thaçi, mund të përdoret kundër tij nga mbështetësit pro pavarësisë së Katalonisë, me të cilën tashmë e një kohë Spanja po mundohet t’ia mohojë.

Udhëheqësit e katër vendeve të tjera që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës si Sllovakia, Qipro, Rumania, Greqia e Sllovakia do të jenë të pranishëm në këtë samit.

Burimet diplomatike të El Pais thonë se po hulumtohen mënyra (për shembull, parandalimi i përfshirjes së flamurit të Kosovës me pjesën tjetër) për të inkurajuar pjesëmarrjen e Rajoy./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme