Erdogan bisedë telefonike me Merkel

23:52 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale, në bisedën telefonike janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Erdoğan ka uruar Merkelin me rastin e fillimit të punës së qeverisë gjermane dhe rizgjedhjes së saj në detyrën e kancelares.

Dy liderët kanë riafirmuar vendosmërinë për ta intensifikuar dialogun dhe bashkëpunimin mes Turqisë dhe Gjermanisë dhe kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër migrimit ilegal dhe në lidhje me refugjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës është potencuar nevoja e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, ndërsa është përmendur edhe rëndësia e Samitit të BE-së që do të mbahet në Varna më 26 mars.

Presidenti Erdoğan e ka informuar kancelaren gjermane në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, të cilin Turqia është duke e zhvilluar kundër grupeve terroriste në Afrin të Sirisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme