Google ADS

E kërcënon viktimën ta tërheqë denoncimin në Polici, arrestohet

22:58 | 15 Mars 2018
M. A.

Rreth orës 15:50 minuta, një qytetar e ka informuar policinë në Prizren se ishte kanosur me armë zjarri nga i dyshuari A. K..

Policia njofton se pas paraqitjes së rastit, policët kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin duke lëvizur me automjet i cili është ndalur dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë e llojit “Crvena Zastava” me pesë fishekë.

Sipas hetimeve fillestare thuhet se i dyshuari këtë e kishte bërë për ta shtyrë viktimën që ta tërheq një denoncim të bërë në polici ditë më parë për lëndim trupor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme