Google ADS

Florin Krasniqi ndërton hidrocentrale në Mal të Zi

22:36 | 15 Mars 2018
M. A.

Florin Krasniqi, një afarist që në vitet 90-ta mblodhi para për armatimin e UÇK-së, po ndërton dy hidrocentrale të vegjël në komunën e Plavës. Kjo është kundërshtuar fuqishëm nga popullata lokale.

Nënshkrimi i një peticioni kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve është në zhvillim e sipër, sepse vendasit besojnë se mund të rrezikojnë furnizimin me ujë të pijshëm, shkruan portali Vijesti, përcjell Telegrafi.

Krasniqi është ish-deputet i lëvizjes Vetëvendosje ndërsa është pronar i hotelit Dvora Balsic në Ulqin.

Deri më tani, 651 qytetarë të komunës së Plavës kanë nënshkruar peticion që kërkon pezullimin e iniciativës, por autoritetet komunale kanë shpërfillur këtë kërkesë.

Pas dështimit të iniciativës së parë, asamblisti Iber Hoti filloi një veprim të ri dhe kërkoi nga komuna e Plavit që të ndryshojë vendimin.

Krasniqi u bë i famshëm në vitin 2005, kur regjistroi një dokumentar për rrjetin kabllor amerikan të PBS-it rreth mbledhjes së parave dhe armatimit të UÇK-së.

Sipas pretendimeve të tij, Krasniqi grumbulloi 30 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara për blerjen e armëve për UÇK-në gjatë viteve 1990. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme