Google ADS

Ky është numri i të vdekurve nga shembja e urës në Florida

22:41 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Si pasojë e shembjes së urës së këmbësorëve në Florida, raportohet se numri i të vdekurve nga ky incident arrin shifrën 10 persona.

Megjithatë, sipas mediave të huaja kjo shifer pritet të konfirmohet nga autoritetet, njofton Klan Kosova.

Më tej raportohet se përveç të vrarëve, tetë persona janë dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm pas lëndimeve të rënda që kanë pësuar nga kollapsi i urës 950 tonëshe e cila ishte funksionalizuar vetëm disa ditë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme