Hungaria tërheq rreth 3 tonë të rezervave të arit nga Londra.
Vendimi për kthimin e rezervave të arit në Hungari, në vlerë prej 130 milionë dollarë, u shpjegua me shkaqe të sigurisë, me qëllim që këto rezerva të jenë të mbrojtura në rast të ndonjë krize potenciale gjeopolitike, shkruan rtv21.tv.
Banka qendrore e Hungarisë ruan rezervat e arit që nga themelimi i saj në vitin 1924. Sasia e arit hungarez është rritur në vazhdimësi, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Sasia më e madhe e arit ishte në vitet e 60-ta dhe 70-ta të shekullit të kaluar, 60 apo 70 tonë. Banka më pas vendosi të ul rezervat e arit në nivelin më të ulët të mundshëm. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë rojtarët më të madh të arit në botë.
Hungaria ka një prej sasive më të vogla të arit, në krahasim me shtetet tjera të Europës Qendrore.
Që nga viti 1992, aktivitetet e Budapestit qëndruan stabile, pasi që Banka Qendrore as nuk ka blerë, e as nuk ka shitur rezervat e veta të arit./21Media
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...