Qeveria turke të enjten kundërshtoi një mocion të miratuar nga Parlamenti Evropian që bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të inkursionit ushtarak të Ankarasë në rajonin Afrin të Kurdistanit sirian.
Mocioni jo detyrues i kërkoi Turqisë të heqë ushtarët e saj nga rajoni kurd dhe theksoi “nevojën për t’u përqendruar në mposhtjen e organizatave terroriste të listuara në OKB”, kryesisht Shtetit Islamik (IS) dhe grupeve të tjera ekstremiste në Siri, transmeton portali arbresh.info.
“Operacioni Dega e Ullirit në provincën e kontrolluar nga kurdët ka shtuar një dimension të ri të konfliktit në Siri, duke ngritur shqetësime dhe brenga shtesë humanitare”, thuhet në mocion.
Dokumenti i Parlamentit të BE vuri në dukje se “një numër i madh i viktimave civile tashmë janë raportuar dhe se qindra jetë civile janë në rrezik”, duke i bërë thirrje Ankarasë t’i japë fund ofensivës së saj.
Omer Celik, ministri i Turqisë për çështjet e BE-së, u tha gazetarëve se “vendimi më i fundit është vendimi më pa vizion që Parlamenti Evropian ka marrë në vitet e fundit”.
“Thirrja e Turqisë për tërheqjen e trupave të saj është një mbështetje e qartë për organizatat terroriste”, shtoi Celik.
Turqia argumenton se po mbron kufijtë e saj nga kërcënimi i Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG), një forcë e mbështetur nga SHBA, e cila po lufton ISIS-in në Siri./Arbresh.info/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...