Kuvendi i Kosovës të martën e javës së ardhshme do të mbajë seancën për të ratifikuar Demarkacionin për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Votat për këtë çështje nuk janë bërë ende publike. Ajo që dihet deri me tash është se për tu ratifikuar Demarkacioni duhen 80 vota, pozita deri më tash i ka të sigurta 79 vota.
Por, dilema për votën e deputetit Nait Hasani ende ekziston.
Partia Demokratike e Kosovës duket se nuk i ka të gjithë deputetët që do t’ia votojnë demarkacionin, ani pse kreu i partisë, Kadri Veseli, gjatë tërë kohës po thotë se partia e tij do të votojë komplet marrëveshjen për demarkacionin.
Nuk dihet ende nëse Grupi Parlamentar i PDK’së ka biseduar mes vete, por publikisht ka kundërthënie në deklaratat e tyre.
Deputeti Nait Hasani vazhdon me avazin e vjetër, duke treguar se ai vepron në bazë të qëndrimeve të veta dhe jo të partisë.
Qëndrim nuk ka ndërruar ende, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe katër ditë nga seanca e Demarkacionit.
Deputeti i PDK’së në një deklaratë për Express ka lënë të nënkuptohet se ende s’ka vendosur se si do të votojë të martën.
“Nuk kam qëndrim ende. Vota është individuale dhe nuk bëhet publike. Do të veproj në bazë të qëndrimeve të mija. Nuk dua edhe të deklarohem se a do ta votoj apo jo, kjo pasi vota do të jetë e fshehtë”, ka thënë deputeti Nait Hasani për Express.
Duke llogaritur si të qena të gjitha votat e deputetëve të LDK’së, PDK’së, AAK’së, Nismës, pakicave joserbe dhe deputetëve pa grup paralamentar, gjithsej janë 79 vota, përfshirë këtu edhe votën e Nait Hasanit, që akoma s’dihet saktë nëse do të jetë pro ose kundër.
Për ratifikim të marrëveshjes nevojitet edhe një votë nga Vetëvendosje apo Lista Srpska.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen