Mbretëresha e Britanisë, Elizabet ka dhënë edhe zyrtarisht lejen për martesën e nipit të saj Princit Harry dhe të fejuarën e tij Meghan Markle.
Në letrën e dërguar në këshillin e Privy, një organ këshillimor i përbërë nga zyrtar, politikanë të lartë, gjyqtarë dhe peshkopë, mbretëresha ka konfirmuar dhe aprovuar martesën e çifti mbretëror, i pesti me radhë në fronin mbretëror, shkruan arbresh.info.
“Unë e deklaroj pëlqimin tim për martesën në mes të nipit tim më të dashur, princit Henry Charles Albert David të Uellsit dhe Rachel Meghan Markle, i cili ka pëlqimin tim për këtë martesë “, tha letra e dërguar gjatë të mërkurës.
Bashkimi i Harry dhe Meghan, si të gjithë ata të gjashtë mbretërve të parë në vijë të drejtpërdrejtë të trashëgimisë, duhet të aprovohet nga mbretëresha nën vargjet e aktit të kurorës të formuar në vitin 2013, i cili zëvendësoi një ligj të përcaktuar që nga shekulli i 18-të.
Princ Harry dhe Meghan Markle pritet të martohen në Maj të këtij viti në një ceremoni të madhe martesore./Arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...