Një reklamë kohëve të fundit është duke qarkulluar në Snapchat u duk sikurse argëtonte të gjithë, pas sulmit që Chris Brown i bëri Rihannas në vitin 2009.
Por ja që argëtimi nuk zgjati shumë pasi që Rihanna drejtoi një përgjigjje shumë të ashpër ndaj Snapchat, shkruan Cosmopolitan.com, transmeton arbresh.info.
Reagimi i ikonës së pop muzikës bëri që tifozët e saj të kërcënonin Snapchat për fshirjen e aplikacionit nga telefonat e tyre.
Reklama e cila u sponsorizua nga loja ‘Do You Rather’, i pyeti përdoruesit se a do t’i binin shuplakë Rihannas apo do të grushtonin Chris Brown?.
E menjëherë pas shfaqjes së kësaj reklame Rihanna me anë të një postimi në Instagram ka thënë se reklama e re e Snapchat i ka sjellë turp viktimave të dhunës familjare.
“Na ke zhgënjyer”, ka shkruar Riri.
Dhe menjëherë fansat e Rihannës i ofruan mbështetje asaj duke thënë se nëse ata do të vazhdonin tutje me këtë reklamë, Snapchat do të mbaronte.
Sipas BBC, Snapchat kërkoi falje për nxjerrjen e kësaj reklame në platformën e tij.
“Kjo reklamë u miratua gabimisht dhe shkel udhëzimet tona të reklamave, menjëherë ne e hoqëm reklamën”, tha kompania në një deklaratë./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...