Google ADS

Shpërthim në një fabrikë kimike në Teksas (VIDEO)

17:53 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Një person është zhdukur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një impiant kimik në Teksas, raporton CBS.

Fillimisht ishte një shpërthim që më pas shkaktoi zjarrin në këtë ndërtesë në Hood County, duke lënë një person të plagosur rëndë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas kryetarit të bashkisë së Cresson, Bob Cornett ku ndodhi incidenti, fabrika kimike prodhonte sapun dhe acid.

Shkaktari i shpërthimit është ende i paqartë dhe po zhvillohet hetimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme