Qeveria ia jep Prishtinës Pallatin e Rinisë

17:20 | 15 Mars 2018
M. A.

Kuvendi votoi për propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të kalojë në administrimin e Komunës së Prishtinës.

Kuvendi ia dha ‘dritën e gjelbër’ Qeverisë që ta kalojë Pallatin e Rinisë në pronësi të Komunës.

Në votim morën pjesë 74 deputetë, dhe nga ta vetëm një deputet abstenoi, kurse 73 të tjerë ishin për.

Lajmit për Pallatin e Rinisë, i është gëzuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një shkrimi, ai ka falënderuar deputetët për votimin e propozimit që Pallati i Rinisë të kalojë në administrimin e Komunës së Prishtinës.

“Faleminderit deputetëve që votuan këtë propozim të drejtë të qeverisë pas diskutimeve që Komuna ka pas me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ne tre vitet e ardhshme në bashkëpunim me donatorët do të investojmë në renovimin e kësaj hapësire publike të Prishtinës “, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, disa vite me radhë kishte vazhduar një përplasje mes Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kosovare për Privatizim për Pallatin e Rinisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme