Me rritjen e lëvizjes së mirëqenies, persona të panumërt janë të përqendruar në djegien e kalorive dhe formësimin e trupit.
Por a keni menduar ndonjëherë se si saktësisht zhduket dhjami nga trupi juaj? Si pjesë e një studimi për këtë temë, shkencëtarët ua kanë bërë një pyetje të thjeshtë ekspertëve shëndetësorë: Kur humbim peshë, ku shkon dhjami?
Nga 150 doktorë, dietolog dhe trajnerë personalë të anketuar, shkencëtarët kanë thënë se vetëm tre prej tyre janë përgjigjur saktësisht, transmeton Telegrafi.
Duke shkruar për ‘The Conversation’, asistenti shkencor Ruben Meerman dhe Andrew brown, profesor dhe udhëheqës i bioteknologjisë dhe shkencave biomolekulare në UNSW, ka shpjeguar rezultatet e hulumtimit – dhe, njësoj sikur ekspertët shëndetësorë të intervistuar, edhe ju do të befasoheni nga ajo çfarë kanë gjetur shkencëtarët.
“Keqkuptimi më i zakonshëm është se dhjami konvertohet në energji. Problemi me këtë teori është se e shkel ligjin e ruajtjes së materieve, të cilit i binden të gjithë reaksionet kimikale”.
Të anketuarit tjerë kanë besuar se dhjami konvertohet në muskuj, gjë e cila është e pamundur sipas shkencëtarëve.
Teoria tjetër është se largohet nga trupi përmes zorrës së trashë, por që edhe kjo teori është e pasaktë.
Sidoqoftë, cila është përgjigja e saktë?
Shkencëtarët tregojnë se dhjami konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. Ju e lironi dyoksidin e karbonin dhe uji përzihet në qarkullimin tuaj derisa të humbet si urinë ose si djersë.
Nëse humbni 10 kilogramë dhjamë, saktësisht 8.4 kilogramë prej tyre largohen përmes mushkërive dhe 1.6 kilogramë shndërrohen në ujë. Me fjalë të tjera, thuajse e gjithë pesha që e humbin kalon kur e lirojmë frymëmarrjen.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...