Bajram, Ismajl, Faton dhe Ismet Berisha, të akuzuar për fajde dhe detyrim, janë deklaruar të pafajshëm, në seancën fillestare të së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ilaz Beqiri, katër të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për dy veprat penale që u vihen në barrë.
Mbrojtësit e të akuzuarve, Bajram dhe Faton Berisha, avokatët Ramiz Krasniqi dhe Bahtir Troshupa, i kanë propozuar gjykatës që tu ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, ndonjërit nga tre të akuzuarit Bajram, Ismajl dhe Faton Berisha, të cilët gjenden në këtë masë prej 11 dhjetorit të vitit të kaluar.
“Pasi tre të akuzuarit janë në arrest shtëpiak dhe nënën e kanë të sëmurë, propozoj që së paku njëri prej tyre të lirohet nga kjo masë, për arsye që të ketë mundësi njëri nga ta të kujdeset për nënën e sëmurë, që së paku të ketë mundësi ta dërgojë në spital”, tha avokati Krasniqi.
Ndërkaq, avokati Troshupa tha se të dëmtuarit në këtë rast kishin dhënë lirshëm deklarata në prokurori, pa prezencën e avokatëve, dhe se asnjëri nga të akuzuarit nuk ka më arsye që të ikë apo të largohet nga shtëpia.
Mirëpo, kërkesat e avokatët për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj akuzuarve Bajram, Ismajl dhe Faton Berisha, janë refuzuar nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shashivar Hoti.
Gjykatësi Hoti, ka njoftuar të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se në afat prej 30 ditësh mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me aktakuzën dhe me provat e saj.
Shqyrtimi i dytë pritet të mbahet më 19 prill 2018, në ora 14:30.
Sipas aktakuzës, Bajram, Ismajl, Faton dhe Ismet Berisha, nga marsi 2015, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, Besim Llugiqit, dhe në bazë të marrëveshjes paraprake edhe me të pandehurin, Nysret Berisha i cili gjendet në arrati, kishin dhëne para me fajde.
Në aktakuzë, thuhet se i dëmtuari Llugiqi kishte blerë nga të akuzuarit dy vetura “Audi A4”, në vlerë prej 80.000 euro, në afat pagese prej dy muajsh, mirëpo i dëmtuari Llugiqi, pas dy ditëve kishte arritur që t’ua paguaj 45.000 euro, ndërsa shumën e mbetur nuk ka arritur që t’ua paguaj brenda dy muajsh.
Kështu, në maj 2015, të akuzuarit nga dëmtuari kishin kërkuar kamatën e fajdesë javore, deri në 3.000 euro në javë, ku deri në muajin janar të vitit 2016, i dëmtuari në emër te fajdesë të akuzuarve u kishte paguar shumën prej 30.000 euro.
Ndërsa, që nga janari 2016 e deri në korrik 2017, të akuzuarit e kishin detyruar të dëmtuarin, që nga ta, të blejë tetë vetura të llojeve të ndryshme, të gjitha në shumën prej 280.000 euro, të cilat vetura Llugiqi i kishte shitur me çmime shumë më të ulëta dhe të gjitha ato mjete ua kishte dhënë të akuzuarve.
Po ashtu, në korrik 2017, i njëjti detyrohet t’ua jep edhe banesën që gjendet në Fushë Kosovë, në sipërfaqe prej 70m2, duke bërë kompensimin e kamatave në shumë prej 25.000 euro dhe këtë banesë të pandehurit ia kanë shitur një personi te tretë.
Sipas prokurorisë, shuma e përgjithshme, që të akuzuarit kishin marrë nga i dëmtuari në emër të fajdesë kishte arritur shumën prej 50.000 euro, ndërsa nga i dëmtuari kishin kërkuar edhe shumën prej 168.000 euro.
Prokuroria tre të akuzuarit së bashku me Nysret Berishën i cili gjendet në arrati, i ngarkon me veprat penale “fajde” dhe “detyrim”./betimiperdrejtesi.com/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...