Google ADS

SHBA dënon 19 rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

16:35 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 19 rusëve, të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe sulmeve të pretenduara kibernetike.

Ato përfshijnë 13 individë për të cilët ka ngritur kallëzim penal prokurori special i Departamentit të Drejtësisë Robert Mueller, transmeton portali arbresh.info.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin ka akuzuar rusë për “sulme shkatërruese kibernetike dhe ndërhyrje që synojnë infrastrukturën kritike”.

Ai tha se sanksionet do të synonin “sulmet e vazhdueshme të neveritshme” nga Rusia.

Pesë grupe duke përfshirë shërbimet e inteligjencës të Moskës përfshihen në  masat e së enjtes.

Sanksionet po përshkruhen në Uashington si veprimi më i fortë i marrë nga administrata Trump deri tani kundër Moskës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme