Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e ka shtuar numrin e patrullimeve policore në disa qytete të vendit.
Shpekulohet se këto shtime të policisë kanë ardhur për shkak të zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, kur edhe u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në bazë të vlerësimeve të sigurisë, MBP-ja i ndërmerr masat e patjetërsueshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Gjatë ditës së djeshme, në pajtim me vlerësimet për siguri, erdhi deri te rritja e numrit të patrullave policore në disa rajone të qyteteve në vend”, thonë nga MPB-ja për Nova TV.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...