Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve sot në mëngjes është mbuluar me mesazhe antishqiptare, në muret Instituti është vizatuar një kryq i zi i cili është shoqëruar edhe me mbishkrimin ”Smrt za shiptari” apo ”Vdekje për shqiptarët”.
ITSHKSH: I dënojmë sulmet vandale ndaj objektit të Institutit
“Ashtu si në vitin 1999 kur, pas bombardimeve të NATO-s disa huliganë e dogjën Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, mbrëmë pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përsëri ky objekt, që tash është në shërbim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, është sulmuar nga huliganë të tillë dhe është vandalizuar”, thuhet në reagimin e ITSHKSH-së, duke i cilësuar sloganet si fashiste.
“Siç mund të shihet nga këto fotografi, mbrëmë gjatë natës në muret rrethuese të Institutit janë shkruar slogane fashiste kundrejt shqiptarëve, madje janë vizatuar edhe shenja që ky të shënjohet si objekt që duhet sulmuar. Duke qenë institucioni i vetëm që i ka tubuar të gjitha etnitë dhe religjionet në aktivitetet e tij, duke shfaqur interes edhe për komunitetet më të vogla, siç janë hebrenjtë dhe mbrojtja e tyre, ITSHKSH-ja e gjykon këtë akt vandal dhe shpreh keqardhje që, edhe pas gjithë kësaj pune të Institutit në afrimin e komuniteteve në vend, përsëri sulmohet pikërisht kjo çerdhe e shoqërisë multientike në Maqedoni”, thonë nga ITSHKSH-ja.
Me këtë rast nga ky institucion kërkojnë nga organet e rendit që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjitha komuniteteve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë, sepse vendi ynë po kalon në një moment të rëndësishëm të historisë së tij në rrugën euro-atlantike dhe për këtë të gjithë ne jemi përgjegjës për të ardhmen./Alsat-m
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh