Anglia zbulon skuadrën për miqësoren kundër Italisë

15:37 | 15 Mars 2018
Arbresh Info

Anglia ka emëruar skuadrën e tyre për ndeshjen kundër Italisë në Wembly duke përfshirë dy emra të rinj – Nick Pope dhe Alfie Mawson.

“Azzurrët” do të përballën me “Tre Luanët” më 27 mars para ndeshjes që skuadra e trajnerit Gareth Southgate zhvillon kundër Holandës, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane mungon për shkak të një lëndimi në kyç të këmbës dhe për këtë arsye Southgate ka zgjedhur për të përfshirë në skuadër disa emra të rinj.

Portieri i Burnleyt, Pope është ftuar për herë të parë, ashtu si bashkëlojtarët James Tarkowski dhe Mawson që luajnë te Swansea.

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është riftuar, ndërsa Lewis Cook mund të bëjë debutimin e tij pas përfshirjes në skuadrën për ndeshjet e nëntorit.

Ish portieri i Torinos, Joe Hart ka ruajtur pozitën e tij pavarësisht se ka luajtur vetëm një ndeshje në Premierë Ligë që nga muaji nëntor./arbresh.info/

Skuadra e Anglisë për ndeshjet kundër Holandës dhe Italisë:

Portier: Joe Hart [West Ham United], Jack Butland [Stoke City], Nick Pope [Burnley]

Mbrojtës: Kyle Walker [Manchester City], Kieran Tripper [Tottenham Hotspur], Ryan Bertrand [Southampton], Danny Rose [Tottenham Hotspur], John Stones [Manchester City], James Tarkowski [Burnley], Alfie Mawson [Swansea City], Joe Gomez [Liverpool], Harry Maguire [Leicester City]

Mesfushor:  Eric Dier [Tottenham Hotspur], Jack Wilshere [Arsenal], Jordan Henderson [Liverpool], Jake Livermore [West Bromwich Albion], Adam Lallana [Liverpool], Alex Oxlade-Chamberlain [Liverpool], Dele Alli [Tottenham Hotspur], Raheem Sterling [Liverpool], Ashley Young [Manchester United], Jesse Lingard [Manchester United], Lewis Cook [Bournemouth]

Sulmues: Danny Welbeck [Arsenal], Jamie Vardy [Leicester City], Marcus Rashford [Manchester United]

https://twitter.com/England/status/974284079569911810

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme