Bluzat “Ti Je Një Luledielli” po shiten në gjirafamall.com për të mbledhur para për fëmijët e Kosovës me sëmundje gjaku.
3,000 bluza “Ti Je Një Luledielli” dhe “Dardan” kanë filluar të shiten në gjirafaMall dhe në këtë mënyrë kjo kampanjë e filluar nga Albana Osmani po mbledh para për të ndihmuar fëmijët e Kosovës të cilët kanë sëmundje gjaku, leukemi dhe kancer.
Paratë e mbledhura nga shitjet, të cilat shkojnë 100% donacion, do të përdoren për të blerë një aparat për repartin e onko-hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një bluzë kushton 20 euro dhe të gjitha shitjet dhe dërgesat po menaxhohen nga gjirafaMall.
Kjo kampanjë e filluar në Shqipëri nga Albana Osmani, ka arritur sukses në Shqipëri dhe tani po vazhdon edhe në Kosovë për të ndihmuar të gjithë këta fëmijë në nevojë.
Kjo kampanjë po mbështetet nga shumë personalitete si Lorik Cana, Ilir Latifi, deputetet e Kuvendit të Kosovës, e madje edhe nga figura ndërkombëtare si Genensis C Suero, Miss NY USA etj.
Gjithashtu, shumë kompani kanë shprehur interesim për të ndihmuar, ndërsa gjirafaMall.com ka krijuar një faqe të veçantë www.gjirafamall.com/luledielli e cila monitoron progresin e shitjes së bluzave, dhe ku do të shënohen të gjithë emrat e bizneseve që kontribuojnë në këtë kampanjë.
Blej bluzën “Ti Je Nje Luledielli” ose “Dardan” këtu: https://gj.al/SrCs0m dhe ndihmo fëmijët e Kosovës në nevojë!
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...