Google ADS

Ronaldo rikthehet për miqësoret e Portugalisë

15:09 | 15 Mars 2018
Arbresh Info

Trajneri Fernando Santos ka ftuar Ronaldon në skuadrën e Portugalisë.

Cristiano Ronaldo është rikthyer në skuadrën e Portugalisë për ndeshjet e ardhshme miqësore, kundër Egjiptit dhe Holandës.

Superylli i Real Madridit nuk ishte i përfshirë në përzgjedhjet e fundit në nëntor të vitit të kaluar për kampionatin evropian, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, kapiteni dhe golashënuesi rekord është pjesë e skuadrës prej 25 lojtarëve, ndërkohë që Ricardo Quaresma është rikthyer gjithashtu.

Por, veterani Pepe do të mungojë për shkak të një problemi me lëndim, ndërsa Nani nuk është ftuar./arbresh.info/

Skuadra e plotë e Portalisë: Beto (Goztepe), Anthony Lopes (Lyon), Rui Patricio (Sporting CP); Bruno Alves (Rangers), Joao Cancelo (Inter), Fabio Coentrao (Sporting CP), Ruben Dias (Benfica) Jose Fonte (Dalian Yifang), Raphael Guerreiro (Dortmund), Rolando (Marseille), Cedric Soares (Southampton); William Carvalho (Sporting CP), Bruno Fernandes (Sporting), Manuel Fernandes (Lokomotiv), Andre Gomes (Barcelona), Joao Mario (West Ham), Joao Moutinho (Monaco), Ruben Neves (Wolves), Adrien Silva (Leicester), Bernardo Silva (Manchester City); Goncalo Guedes (Valencia), Gelson Martins (Sporting), Ricardo Quaresma (Besiktas), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Andre Silva (AC Milan)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme