Google ADS

Lionel Messi e do Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

14:44 | 15 Mars 2018
Arbresh Info

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi dëshiron të përballet me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalunas siguroi kualifikimin në raundin e ardhshëm mbrëmjen e kaluar pas fitores 3 me 0 ndaj Chelseat në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info. Por, bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, Messi tashmë ka Real Madridin në pamje.

Barcelona është e vendosur lartë në La Liga me 15 pikë më shumë se Real Madridi. Sugjerohet që Messi befason në shanset kundër skuadrës së Zinedine Zidanes dhe dëshiron përballje direkte.

Superylli ishte në formë të shkëlqyer kundër “Bluve”. Sulmuesi realizoi dy herë në portën e gjigantit anglez dhe krijoi një asistim në golin e realizuar nga talenti Ousmane Dembele.

Pas ndeshjes, Messi është parë duke folur me trajnerin nën presion të Chelseas, Antonio Conte.

“Nuk e kam dëgjuar atë, por ata më treguan se çfarë ka thënë dhe unë e falënderoj atë për fjalët e tij”, ka thënë fillimisht superylli i gjigantit katalunas.

“Jam i lumtur se si përfundoi nata dhe që kemi arritur në çerekfinale, gjë të cilën ne e donim”


Dy golat nga argjentinasi bënë që numri i përgjithshëm i golave të shënuara në Ligë të Kampionëve të arrijë në 100 – 17 më pak se Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë shprehi gjithashtu kënaqësi për këtë arritje të madhe në karrierën e tij.

“Jam i lumtur gjithashtu që kam arritur numrin e 100 golave në këtë kompeticon kaq të bukur, por gjëja më e rëndësishme ishte për të vazhduar tutje nga një ndeshje e vështirë kundër një skuadre me shumë lojtarë të mirë”

“Ne arritëm të shënojmë shpejtë dhe kjo ishte e rëndësishme. Jam i lumtur se si ndodhi gjithçka. Kjo ishte një ndeshje e vështirë dhe ne ishim të fortë si një skuadër. Kur ne shënuam golin e tretë atëherë takimi ishte pothuajse i yni”, shtoi Messi.

/arbresh.info/

Të ngjashme