Google ADS

Rikualifikohet lënda për Almir Aliun, nga vrasje në fatkeqësi komunikacioni

12:15 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Ashtu siç ishte paralajmëruar, lënda për vrasësin e “Almir Aliut” është rikualifikuar edhe zyrtarisht. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme, kur prokurorja Kusigerska tha se Boban Iliq ka kryer veprën penale të “fatkeqësisë së komunikacionit”.

Sipas saj, me këtë rast është rrezikuar siguria e kalimtarëve, duke drejtuar automjetin me një shpejtësi gati 40 kilometër në orë.

Ajo thotë se Iliq nuk e ka kryer veprën me paramendim, duke shtuar se lënda është rikualifikuar pasi që janë vonuar dëshmitë e ekspertizës./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme