Google ADS

FIFA publikon renditjen e re, Kosova dhe Shqipëria në ngritje

12:28 | 15 Mars 2018
Arbresh Info

FIFA ka publikuar renditjen e re të skuadrave kombëtare.

Edhe pse nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh, kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë ngritur të dyja në pozitë, shkruan portali arbresh.info.

Nga pozita e 177-të, “Dardanët” kanë kaluar në pozitën e 176-të. Ngjashëm, edhe kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për një vend.

Shqipëria ishte në pozitën e 59-të, ndërsa tani gjendet në pozitën e 58-të.

Gjermania e Shkodran Mustafit vazhdon të jetë në krye të tabelës e ndjekur nga Brazili dhe Portugali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme